Afati i vlefshmërisë së kartelës

16 December 2017

Gjendja aktive – 90 ditë

Që nga momenti kur keni vendosur SIM kartelën në telefonin tuaj, ju e keni aktivizuar llogarinë dhe mund të bëni dhe pranoni thirrje në mënyrë të rregullt. Me rimbushjen e llogarisë, numri juaj do të vazhdojë të jetë aktiv për maksimum 90 ditë.

Gjendja joaktive – 14 ditë

Ju hyni në gjendjen joaktive të llogarisë suaj nëse keni kaluar 90 ditë pas datës kur është mbushur llogaria për herë të fundit. Në këtë gjendje ju mund ta përdorni llogarinë vetëm për të pranuar thirrje dhe SMS.

Poashtu, gjendja joaktive e llogarisë ju lejon që ta rimbushni llogarinë, të bëni thirrje në numrat emergjentë dhe të kontaktoni Kujdesin për Klientë të Z Mobile.

Gjendja e skaduar – 7 ditë

Nëse edhe pas kalimit të gjendjes joaktive, ju nuk e rimbushni llogarinë tuaj, atëherë do të kaloni në gjendjen e skaduar.

Në këtë gjendje mund të bëni thirrje vetëm në numrat emergjentë apo të rimbushni llogarinë. Pranimi i thirrjeve apo SMS nuk është i lejuar. Llogaria mund të aktivizohet vetëm me rimbushje.

Bllokimi i plotë i numrit

Në këtë gjendje ju nuk mund të realizoni asnjë thirrje sepse numri i juaj është i bllokuar dhe i ndërprerë përfundimisht. Poashtu vlera e mbetur në llogarinë tuaj do të humbet së bashku me
numrin.

Ju nuk do të mund ta riaktivizoni numrin tuaj.