PrepaidFol me 5

  • Administrimi i rrethit Vet i 10-ti
    Administrimi i rrethit Vet i 10-ti

    Të gjithë përdoruesit e pakove prepaid dhe postpaid mund ta administrojnë rrethin e tyre “Vet i 10-ti ” për të shikuar apo modifkuar listën e numrave të regjistruar. Për të realizuar këtë mundësi, ju duhet të shtypni numrat e mëposhtëm:
    Për ta shikuar listën e numrave të regjistruar, shtypni
    *131*#
    Për ta hequr një numër nga rrethi juaj, shtypni
    *131*1* Numri i kërkuar #
    Për ta shtuar një numër në rrethin tuaj, shtypni
    *131*2* Numri i kërkuar #

  • Udhëzimet për rimbushjen e llogarisë
    Udhëzimet për rimbushjen e llogarisë

    Kartelat për rimbushje mund të blihen në të gjitha pikat e shitjes Z Mobile si dhe te distributorët e autorizuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

    Mbushjet e kanë një numër të fshehur nën panelin gërvishtës i cili ju mundëson rimbushjen e llogarisë suaj.

    Për ta rimbushur llogarinë tuaj, së pari zbuloni numrat e mbuluar në kartelën gërvishtëse dhe pastaj numrat e zbuluar shënoni në këtë mënyrë:

    *103*numri i zbuluar # dhe shtypeni butonin e thirrjes.

    Pas kësaj rimbushjeje, ju do të pranoni konfirmimin se llogaria juaj është mbushur me sukses duke ju treguar edhe bilancin aktual së bashku me bonuset e fituara.

  • Zgjedhja e gjuhës që dëshironi
    Zgjedhja e gjuhës që dëshironi

    Ju mund ta zgjedhni gjuhën që dëshironi për të gjitha shërbimet që Z Mobile i ofron për ju.

    Për të zgjedhur gjuhën tuaj të preferuar shtypni

     
    *132* Numri i gjuhës së dëshiruar #
    Numrat e gjuhëve janë:
    1 – Anglisht
    2 – Shqip
    3 – Serbisht
     

    Shembull: Për ta zgjedhur gjuhën shqipe, shtypni: *132*2#

  • Kontrollimi i gjendjes së llogarisë
    Kontrollimi i gjendjes së llogarisë

    Ju mund ta kontrolloni gjendjen e llogarisë suaj në çdo kohë. Për ta kontrolluar gjendjen e llogarisë, duhet të shënoni kodin në vijim
    *101#
    Kështu në ekranin e mobilit tuaj do të pranoni shënimet për gjendjen e llogarisë dhe për datën e skadimit të llogarisë suaj Z Mobile. Shërbimet falas në llogarinë tuaj sikurse SMS, MMS dhe Internet pa pagesë do të shfaqen poashtu. Duke përdorur kodin e njëjtë ju mund ta kontrolloni gjendjen e llogarisë edhe kur gjindeni jashtë Kosovës.
    *101#

  • Transferimi i kredisë
    Transferimi i kredisë

    Z Mobile ju mundëson të gjithë konsumatorëve që të bëjnë edhe
    transfere të kredisë nga një numër në tjetrin.

    Për ta realizuar transferin e kredisë, ju duhet të përdorni kodin *121*
    si në vijim:

    *121* 045 XXX XXX * Shuma në EUR #

    Shembull:
    Për të transferuar 3 EURO, shtypni *121*045123456*3#
    Pas kësaj, ju do të pranoni një konfrmim që transferi është realizuar
    me sukses.

    Demonstrimi
    Kredia prej EUR 3 është transferuar tek 045123456
    Gjendja e llogarisë tuaj është:
    EUR 1.5
  • Afati i vlefshmërisë së kartelës

    Gjendja aktive – 90 ditë

    Që nga momenti kur keni vendosur SIM kartelën në telefonin tuaj, ju e keni aktivizuar llogarinë dhe mund të bëni dhe pranoni thirrje në mënyrë të rregullt. Me rimbushjen e llogarisë, numri juaj do të vazhdojë të jetë aktiv për maksimum 90 ditë.

    Gjendja joaktive – 14 ditë

    Ju hyni në gjendjen joaktive të llogarisë suaj nëse keni kaluar 90 ditë pas datës kur është mbushur llogaria për herë të fundit. Në këtë gjendje ju mund ta përdorni llogarinë vetëm për të pranuar thirrje dhe SMS.
    Poashtu, gjendja joaktive e llogarisë ju lejon që ta rimbushni llogarinë, të bëni thirrje në numrat emergjentë dhe të kontaktoni Kujdesin për Klientë të Z Mobile.

    Gjendja e skaduar – 7 ditë

    Nëse edhe pas kalimit të gjendjes joaktive, ju nuk e rimbushni llogarinë
    tuaj, atëherë do të kaloni në gjendjen e skaduar.
    Në këtë gjendje mund të bëni thirrje vetëm në numrat emergjentë
    apo të rimbushni llogarinë. Pranimi i thirrjeve apo SMS nuk është i
    lejuar. Llogaria mund të aktivizohet vetëm me rimbushje.

    Bllokimi i plotë i numrit

    Në këtë gjendje ju nuk mund të realizoni asnjë thirrje sepse numri i juaj
    është i bllokuar dhe i ndërprerë përfundimisht.
    Poashtu vlera e mbetur në llogarinë tuaj do të humbet së bashku me
    numrin.
    Ju nuk do të mund ta riaktivizoni numrin tuaj.

  • Fillimi
    Hapat e parë në rrjetin Z mobile

    Ju mund të flloni menjëherë me përdorimin e shërbimeve të Z Mobile duke ndjekur këta hapa të thjeshtë:
    Hapi i parë:
    Futni/Vendoseni Z Mobile SIM kartelën tuaj në mobil dhe aktivizoni pajisjen

    Hapi i dytë:
    Bëni një thirrje për të aktivizuar numrin tuaj. Numri i thirrur mund të jetë numër pa pagesë ose me pagesë. (Thirrjet në numrat emergjent dhe të ndaluar nuk e aktivizojnë numrin tuaj)

    Dëfrehuni me Z Mobile!
    Nëse ju duhet ndihmë, referohuni tek ky Udhëzues Përdorimi, vizitoni web faqen tonë www.zmobileonline.com ose telefononi pa pagesë.

    Kujdesi për Klientë në numrin 045 500 500.

  • Informata të rëndësishme
    Të tjera informata që ju hyjnë në punë

    Për të gjitha informatat rreth shërbimeve telefonike që i ofron Z Mobile, mund ta kontaktoni:

    1.Kujdesin për Klientë Z Mobile në numrin 045 500 500 (Nga Z Mobile dhe Vala thirrjet janë pa pagesë. Nga operatorët tjerë thirrjet kushtojnë sipas tarifave të rregullta)

    2.Poashtu mund të thirrni në numrin 888 ku mund ti kryeni të gjitha shërbimet përmes zërit automatik që do t’ju ndihmojë duke ju udhëzuar për secilin shërbim dhe duke ju treguar informatat mbi llogarinë tuaj.

    3. E-mail info@zmobileonline.com

    4. Web www.zmobileonline.com

    Numra tjerë me rëndësi (të gjithë pa pagesë)
    Emergjenca 112
    Policia 192
    Zjarrfkësit 193
    Ndihma e shpejtë 194

    Dëfrehuni me Z Mobile!

    Për çdo njoftim apo ndihmë që mund t’ju nevojitet, mund të na kontaktoni pa pagesë në numrin 045 500 500, na shkruani në info@zmobileonline.com ose të na vizitoni në njërën nga pikat tona shitëse.

  • Ndryshimi i Planit Tarifor
    Ndryshimi i Planit Tarifor

    Z Mobile ju mundëson të gjithë abonuesve që të ndryshojnë planin tarifor. Tarifa juaj kryesore pas aktivizimit të numrit është “Fol me 10”.

    Ju mund të shikoni apo ndryshoni planin tarifor duke përdorur shifrën *133*#. Pasi që shtypni kodin *133*#, në ekranin e juaj do të shfaqet lista e tarifave që i ofron Z Mobile, së bashku me numrin identifikues të tyre. 

    Për të zgjedhur tarifën që ju dëshironi, shtypni

    *133* Numri Identifikues i Tarifës #

    Shembull : Për të zgjedhur tarifën e parë me numër identifikues 1, shtypni *133*1#

  • Realizimi i thirrjeve dhe pranimi i tyre

    Për të realizuar një thirrje, ju duhet të shtypni kodin hyrës së bashku me numrin përkatës. Për të pranuar ose për të dërguar një thirrje brenda territorit të Republikës së Kosovës, kodi hyrës për Z Mobile është  045 XXX XXX Për të pranuar thirrje nga jashtë, kodi hyrës për Z Mobile duhet të shkruhet së bashku me kodin shtetëror  +377 45 XXX XXX

     

  • Shikimi i numrit tuaj të telefonit Z Mobile
    Shiko numrin tënd

    Ju mund të shikoni numrin tuaj të telefonit Z Mobile në ekranin e mobilit tuaj, duke shtypur *134#

  • Udhëzues për shërbimet telefonike

    Ju faleminderit që keni zgjedhur shërbimet telefonike të Z Mobile.

    Ofertat tona janë të jashtëzakonshme dhe shumë të përshtatshme për ata që dëshirojnë të komunikojnë më gjatë me njerëzit me rëndësi anembanë botës.
    Mënyra për të flluar përdorimin e këtyre shërbimeve është shumë e lehtë. Mjafon ta futni SIM kartelën në telefonin tuaj dhe ju jeni të gatshëm për të thirrur.

  • Z Mobile jashtë Kosovës – Roaming

    Për të realizuar një thirrje gjatë kohës sa jeni jashë Kosovës, ju duhet ta shtypni numrin e kërkuar, duke përfshirë kodin e Z Mobile së bashku me kodin shtetëror si në vijim
    +377 45 XXX XXX