PrepaidFol me krejt

Udhëzimet se si të rimbushni llogarinë tuaj

Ju mund të bleni Z Mobile kartelat për mbushje në pikat tona të shitjes dhe tek distributorët e autorizuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Mbushjet e kanë një numër të fshehur nën panelin gërvishës i cili ju mundëson rimbushjen e llogarisë suaj.

Për të rimbushur llogarinë tuaj, së pari zbuloni numrat e mbuluar në kartelën gërvishëse dhe pastaj shënoni numra në këtë mënyrë:

*103*numri i zbuluar # dhe shtypeni butonin e thirrjes.

Pas kësaj rimbushjeje, do të pranoni një konfirmim që llogaria juaj është mbushur me sukses duke ju treguar edhe bilancin aktual së bashku me bonuset e fituara.

Mënyra tjetër për mbushjen e llogarisë është përmes thirrjes së operatorit në numrin

16888

dhe ndiqni udhëzimet.

Nëse keni probleme me mbushjen e llogarisë, si në rastin e dëmtimit të kartelës gjatë gërvishjes, ju mundeni të thirrni në numrin

045 500 500

ku do të ndihmoheni për mbushjen e llogarise nga një agjent i kujdesit për klient.