Sponzorime & Donacione

Në shoqëri, lojë, aktivitete arti e kulture… Z Mobile, kudo pranë jush! (Foto/Video)

22 Dhjetor 2017

Vera e sivjetme ishte plot aktivitete kulturore e argëtuese, që e bënë verën më kuptimplotë. Këtë verë në Kosovë kishte festivale filmi, festivale muzikore, festival të birrës e të verës, e edhe turne futbolli…

Z Mobile bëri se do të jetë me ju e afër jush kudo – në festë, në shtëpi, në punë, kudo ku ka argëtim e komunikim.

“Bashkë me ju kishim kënaqësinë të shohim filma të zhanreve të ndryshme, ndërkombëtarë e vendorë ne festivalin ndërkombëtar ‘PriFest’ (edicioni i IX-të). Përveç shumë artistëve të huaj e vendorë, mysafir special aty ishte Paul Haggis, fitues i dy çmimeve Oscar, çmimeve BAFTA dhe Emmy, regjisor, skenarist dhe producent me karrierë 42-vjeçare në industri të filmit. Z Mobile u kujdes që ju të keni kinemanë tuaj (Z Mobile Cinema), kinema kjo e qasshme për secilin nga ju dhe pa pagesë gjatë gjithë festivalit”, thuhet në një kumtesë të kompanisë.

“Nuk mungoi prezenca jonë në ‘NGOMfest’ dhe as në festivalin e filmit të shkurtër ‘DokuFest’, të mbajtura në qytetin e bukur të Prizrenit që e kanë bërë Kosovën destinacion edhe të turistëve të huaj. Pjesa kreative, ndoshta më e pëlqyer e këtij festivali, ishte edhe instalacioni i Z Mobile – instalacioni ‘Infinity’’, ku qytetarë të shumtë bënë foto me infinit pamje, foto të veçanta, që do të mbeten përherë në kujtesën e tyre”.

“Bashkë me ju ishim edhe në Pejë, në festivalin e filmit të animuar ‘Anibar’. Festival i veçantë e me shumë stil, që mblodhi artistë të huaj e vendor, që me punimet e tyre e argëtuan audiencën e shumtë – të ardhur nga e gjithë Kosova por edhe nga jashtë”.

“Përveç në festival filmi, Z Mobile ishte afër jush edhe në ‘Beer and Wine Fest’, por edhe ‘Beer Fest’. Këto evente kishin me audiencë të madhe, ndërsa në kuadër të tyre – përveç shijimit të birrës dhe verërave të mira vendore e të huaja – dëgjuam edhe muzike e patëm përformanca të shkëlqyera nga artistët më të mirë të skenës”.

“Vera u kompletua me lojërat e bukura të futbollit që na dhuruan futbollistë të shkëlqyer në turneun ‘Beach Soçer 2017’. Z Mobile e përkrahu këtë turne, ku përveç futbollit, gjatë turneut të pranishmit u argëtuan edhe me muzikë e me birrë të ftohtë nga vendi, Birra Peja”.

“Pjesëmarrja jonë në këto aktivitete nuk do të ishte e mundshme pa ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që ju konsumatorë të dashur na bëni neve. Faleminderit që jeni besnikë ndaj shërbimeve tona. Faleminderit që jeni konsumatorët më ‘cool’ dhe çdo aktivitet kulturor dhe argëtues e shndërroni në spektakël. Ne si Z Mobile ju premtojmë që do të jemi gjithnjë pranë jush”. /Telegrafi/