Pronësia

Kompania, historiku, zyret dhe stafi ynë.

Devolli Group

Fillet e Devollit

Kompania “Devolli” është themeluar nga i ndjeri z. Ibrahim Devolli më 1990, e që në atë kohë quhej “Devolli Commerce”.

Fillet e Devollit janë ngushtë të lidhura me mendësinë e përgjithshme të shoqërisë kosovare për të zhvilluar dhe fuqizuar ekonominë private. Devolli Group është themeluar në vitin 1990, në atë kohë quhej Devolli Commerce.
Që nga kjo datë e deri më sot, Devolli Group është shndërruar në një nga bartësit kryesorë të zhvillimit ekonomik në rajonin e Pejës dhe më gjërë.

Devolli Commerce shndërrohet në Devolli Company, kurse sot kjo kompani gjigante është Grupacion me emrin Devolli Group. Devolli Group është krenare për përvojën e saj 21 vjeçare, gjatë së cilës ka arritur të vendosë një standard të dëshmuar të cilësisë. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë gradualisht avancimin dhe zgjerimin e programit prodhues dhe të shërbimeve që përbëhen prej një spektri të gjërë aktivitetesh, duke ruajtur njëkohësisht pozitën stabile të kapitalit.

Pas 21 vjet përvoje afariste dhe rritjes së vazhdueshme, Devolli Group është e gatshme të përballet me sfidat teknologjike, ekonomike dhe ekologjike të së ardhmes. Më shumë se kaq, falë teknologjisë moderne, menaxhmentit të saj dhe strategjisë, Devolli Group është e gatshme të përmbushë nevojat e konsumatorëve për produkte të cilësisë së lartë në çdo kohë.

Sot, Devolli Group punëson një ekip të kualifikuar prej më shumë se 250 punëtorëve, të gjithë të fokusuar në përmbushjen e nevojave të konsumatorit. Më shumë se 200 punëtorë punojnë në Kosovë dhe rreth 50 të tjerë në Shqipëri. Me rrjetin e saj të gjithëpranishëm, Devolli Group arrin të mbulojë me prodhimet dhe shërbimet e saj çdo kënd të Kosovës, të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe ngadalë por sigurt, po e zgjeron eksportin në shtetet tjera fqinje gjithashtu.

 

devolli