News

Sqarim nga Z mobile 04 December 2014 - 09:39

thumbnail-4

Z mobile dëshiron të bëj një sqarim lidhur me ofertën për vikende “Lemza“.
Edhe pse që në fillim të plasimit të ofertës sonë, është e cekur që kjo ofertë është e vlefshme vetëm për VIKENDE, shumë prej jush keni pyetur se për sa kohë mund të shfrytëzohen minutat dhe SMS-ët falas që përfitohen drejt operatorëve tjerë.
Atëherë, po ju përsërisim se i tërë produkti ka të bëjë vetëm për VIKENDE (të shtunën dhe të dielën), prandaj nëse e bëni aktivizimin prej 1 euro, përvec që mund të flisni dhe të dërgoni SMS pa limit drejt të gjithë numrave të Z mobile gjatë një vikendi, ju i përfitoni 10 MIN dhe 30 SMS falas drejt operatorëve tjerë të cilat mund t’i shfrytëzoni vetëm për një vikend, ndërsa nëse e bëni aktivizimin prej 3 euro, përveç që mund të flisni dhe të dërgoni SMS pa limit drejt të gjithë numrave të Z mobile gjatë vikendeve brenda 30 ditëve, ju i përfitoni 10 MIN dhe 30 SMS falas drejt operatorëve tjerë të cilat mund t’i shfrytëzoni vetëm gjatë vikendeve brenda 30 ditëve.