Ndryshimi i Planit Tarifor - Z Mobile

Ndryshimi i Planit Tarifor

13 Janar 2018

Z Mobile ju mundëson të gjithë abonuesve që të ndryshojnë planin tarifor. Tarifa juaj kryesore pas aktivizimit të numrit është “Fol me 10”.

Ju mund të shikoni apo ndryshoni planin tarifor duke përdorur shifrën *133*#. Pasi që shtypni kodin *133*#, në ekranin e juaj do të shfaqet lista e tarifave që i ofron Z Mobile, së bashku me numrin identifikues të tyre. 

Për të zgjedhur tarifën që ju dëshironi, shtypni

*133* Numri Identifikues i Tarifës #

Shembull : Për të zgjedhur tarifën e parë me numër identifikues 1, shtypni *133*1#