Për ne - Z Mobile

KOMPANIA

Rreth kompanisë tonë

Dardafon.net në kuadrin e saj të gjërë të produkteve ka edhe shërbimin telefonik, i njohur me emrin komercial Z Mobile që nga 11 Janari i vitit 2010.

E licencuar nga Autoriteti Rregullativ i Kosovës, Dardafone, në bashkëpunim me Postën dhe Telekomunikacionin e Kosovës, ushtron aktivitetet e telefonisë mobile virtuele, me pajisje më moderne të kompanisë Nokia-Siemens, lidere në teknologjinë e telefonisë mobile në botë.

Sistemi i vlerave që ne duam të promovojmë në përcaktohet nga Parimet Udhëzuese të Kompanisë, pasi këto parime na orientojnë në punën tonë të përditshme, dhe promovojnë sjelljen etike, respektin reciprok, punën në ekip, arritjen e rezultateve më të mira të mundshme në një mënyrë më të thjeshtë, shprehjen hapur të opinioneve, marrjen përsipër të përgjegjësisë dhe krijimin e një mjedisi që inkurajon, njeh dhe vlerëson rezultatet e jashtëzakonshme. Ne jemi të gjithë përgjegjës për promovimin e vlerave dhe i pranojmë parimet jo si një grup rregullash të cilave duhet t’i bindemi, por si vlera që motivojnë, frymëzojnë dhe na mbushin me një energji pozitive. Ato na nxisin të arrijmë rezultate të larta, secili në punën e tij, në ekipet tona të punës, dhe të gjithë së bashku, si një kompani.

Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi ndaj klientëve tanë, ata na japin mirëbesimin e tyre, dhe ne nuk duhet të lejojmë që ky besim të shkelet. Por nga ana tjetër, ne duam që jo vetëm të plotësojmë kërkesat e klientëve, por edhe t’i kënaqim ata. Mendimet, ndjenjat, nevojat dhe eksperienca e klientëve janë ato që nxisin punën e Z Mobile.

Punonjësit e mirë janë faktori numër një për të arritur suksesin. Për t’u vlerësuar si kompania më e mirë në industrinë e telekomunikacionit dhe më tej, Z Mobile mbështetet në angazhimin dhe suksesin e secilit prej punonjësve të saj. Ky parim kombinon përkushtimin dhe angazhimin e plotë si nga stafi manaxherial ashtu edhe nga punonjësit, në mënyrë që Z Mobile të jetë vendi më i mirë për të performuar dhe për t’u rritur në karrierë.

Z Mobile qëndron fuqishëm ne tregun e Kosovës, gjithmonë duke sjellur risi për klientët e saj.