PriFilmFest merr mbështetjen e radhës nga Z Mobile - Z Mobile

Sponzorime & Donacione

PriFilmFest merr mbështetjen e radhës nga Z Mobile

18 Korrik 2018

Prishtina International Film Festival (PriFest) si një nga ngjarjet më të mëdha kulturorë që zhvillohet në Kosovë, sivjet hap dyert për shikuesit nga data 13 korrik për të vazhduar me shfaqjen e filmave të huaj e vendor deri me datë 22 korrik.

Festivalet si PriFest kanë nevojë për përkrahje, si institucionale, financiare, por edhe përkrahje nga shikuesit dhe dashamirësit e filmave në Kosovë.

Duke e parë rëndësinë e filmit, rëndësinë që ka PriFest për filmin dhe kulturën në përgjithësi, si edhe për ndikimin pozitiv në shoqëri dhe në ekonominë e Kosovës, Z Mobile ka vendosur që ta përkrah dhe të jetë një nga shtyllat mbështetëse të këtij festivali me renome ndërkombëtare.

Në kuadër të festivalit do të jetë edhe Z Mobile kinemaja, vendi ku do të shfaqen filma të shumtë për shikuesit, si dhe Chill Zone te Teatri Kombëtar i qytetit.

Z Mobile do të përkushtohet që të ofrojë aktivitete, lojëra shpërblyese që do t’ju mundësojnë të argetoheni por edhe të fitoni shumë shpërblime. Përveç kësaj, Z Mobile ju ofron edhe internet 3G dhe 4G në mënyrë që të gjitha fotot apo videot e momenteve tuaja të mira nga festivali t’i bëni share me shoqërine tuaj në rrjete sociale.

Vizitojeni PriFest 2018 prej 17-22 korrik dhe kënaquni duke parë filmat e fundit nga Kosova, Shqipëria, dhe vende të ndryshme të botës.