Z Mobile dhuron banesën e 10 me radhë - Z Mobile

Sponzorime & Donacione

Z Mobile dhuron banesën e 10 me radhë

12 Qershor 2018

Në prag të festës së Fitër Bajramit kompania Z Mobile ka bërë me banesë një familje në Ferizaj.

Iniciativa e marrë nga themeluesi Blerim Devolli tashmë është shndërruar në traditë të kësaj kompanie që sivjet gëzoi familjen 4 anëtarëshe Bislimi.

Kjo është banesa e dhjetë me radhë që po jepet nga Z Mobile dhe sipas udhëheqësve të kompanisë tradita do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Është kënaqësi për neve të ndihmojmë atë pjesë të shoqërisë që më së shumti ka nevojë. Të dhurosh në këto ditë është një shprehje e solidaritetit dhe bashkndjesisë”, thonë zyrtarë të Z Mobile.

Ndërkohë kryefamiljari Beqir Bislimi është shprehur tejet i lumtur me banesën që i është dhuruar.

“Sot për neve është një ditë tepër e veçantë. Prej sot fillon një etapë re në jetën tonë”, tha Bislimi.

Z Mobile është një ndër kompanitë më aktive në fushën e përgjegjësisë shoqërore korporative në vend.

Përveç dhurimit të banesave kjo kompani së fundmi ka përkrahur edhe fondin e bursave për student të paprivilegjuar.