Z Mobile gjithnjë përkrah eventeve në të mirë të komunitetit, tani përkrah edhe TEDx Prishtina - Z Mobile

Sponzorime & Donacione

Z Mobile gjithnjë përkrah eventeve në të mirë të komunitetit, tani përkrah edhe TEDx Prishtina

06 Tetor 2017

Prishtina me datë 7 tetor do të jetë vendi ku njerëz të profileve të ndryshme do të flasin mbi përvojat e tyre jetësore në kuadër të eventit TEDx Prishtina. TEDx organizohet në vende të ndryshme të botës dhe të njëjtin organizim e përjeton edhe Prishtina qe disa vite.

Këtë vit temë e eventit do të jetë:”REFLEKTIMET”. Një nga folësit e eventit do të jetë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Sikur shumë evente tjera të rëndësishme për komunitetin të përkrahura nga Z Mobile, poashtu edhe TEDx Prishtina do të jetë një nga eventet që do të ketë përkrahje të tillë.

Në kuadër të eventit do të diskutohet për zhvillimin e telekomunikacionit prej viteve të viteve 70-të deri më sot.