Z Mobile përkrahësi më i madh i artit, kulturës dhe sportit në Kosovë - Z Mobile

Sponzorime & Donacione

Z Mobile përkrahësi më i madh i artit, kulturës dhe sportit në Kosovë

22 Shtator 2017

Vera e sivjetme ishte përplotë me aktivitete kulturore e argëtuese, aktivitete këto që e bënë verën më të bukur e më kuptimplotë. Kishim disa festivale filmi, festivale muzikore, por edhe festival të birrës e të verës, e nuk mbetëm edhe pa turne futbolli.

Z Mobile bëri një premtim këtë verë: do të jetë me ju e afër jush kudo, në festë, në shtëpi, në punë, kudo ku ka argëtim e komunkim.

Bashkë me ju kishim kënaqësinë të shohim filma të zhanreve të ndryshme, ndërkombëtarë e vendorë ne festivalin ndërkombëtar “PriFest” (edicioni i 9-të). Përveç shumë artistëve të huaj e vendorë, mysafir special ishte Paul Haggis, fitues i dy çmimeve Oscar, çmimeve BAFTA dhe Emmy, regjisor, skenarist dhe producent me karrierë 42 vjeçare në industri të filmit. Z Mobile u kujdes që ju të keni kinemanë tuaj (Z Mobile Cinema), kinema kjo e ças’shme për secilin nga ju dhe pa pagesë gjatë gjithë festivalit.

Nuk mungoj prezenca jonë në NGOMfest dhe as në festivalin e filmit të shkurtër “DokuFest”, festival këto të mbajtura në qytetin e bukur të Prizrenit që e ka bërë Kosovën destinacion edhe të turistë të huaj. Pjesa kreative ndoshta më e pëlqyer e këtij festivali, ishte edhe instalacioni i Z Mobile, instalacioni “Infinity’. Vend ku qytetarë të shumtë bënë foto me infinit pamje, foto të vecanta që do të mbeten përherë në kujtesën e tyre.

Bashkë me ju ishim edhe në Pejë, në festivalin e filmit të animuar “Anibar”. Festival i veçantë e me shumë stil, që mblodhi artistë të huaj e vendor, që me punimet e tyre e argëtuan audiencën e shumtë të ardhur nga e gjithë Kosova por edhe nga jashtë.

Përveç në festival filmi, Z Mobile ishte afër jush edhe në “Beer and Wine Fest”, por edhe “Beer Fest”. Evente këto që kanë audiencë shumë të madhe, ndërsa në kuadër të tyrë përveç shijimit të birrës dhe verërave të mira vendore e të huaja, dëgjuam edhe muzike e patëm përformanca të shkëlqyera nga artistët më të mirë të skenës.

Vera u kompletua me lojët e bukura të futbollit që na dhuruan futbollistë të shkëlqyer në turneun “Beach Soçer 2017”. Z Mobile e përkrahu këtë turne, ku përveç futbollit, gjatë turneut të pranishmit u argëtuan edhe me muzikë e me birrë të ftohtë nga vendi, Birra Peja.

Pjesëmarrja jonë në këto aktivitete nuk do të ishte e mundshme pa ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që ju konsumatorë të dashur na bëni neve. Faleminderit që jeni besnik ndaj shërbimeve tona. Faleminderit që jeni konsumatorët më cool edhe çdo aktivitet kulturor dhe argëtues e shëndërroni në spektakël.

Ne si Z Mobile ju premtojmë që do të jemi gjithnjë pranë jush, në festivale filmi, kur jeni në beer fest, apo kur jeni me shoqëri duke luajtur lojën tuaj të preferuar.