Z Mobile, sponzor gjeneral në Sunny Hill Festival - Z Mobile

Sponzorime & Donacione

Z Mobile, sponzor gjeneral në Sunny Hill Festival

30 Korrik 2018

Kompania vendore e telekomunikimit, Z Mobile, do të jetë një nga përkrahësit më të mëdhenj të Sunny Hill Festival, ngjarjes më të madhe kulturore në Kosovë dhe në rajon, që do të fillojë më 10 gusht në Prishtinë.

Në edicionin e parë të këtij festivali – i cili ka evoluuar prej koncertit të Dua Lipës në Prishtinë e Tiranë në një festival ndërkombëtar – do të performojnë emra të njohur të muzikës botërore.

Përveç Duas, në festival do të jenë edhe Martin Garrix dhe Action Bronson.

Rreth 40 artistët e ftuar për këtë ngjarje do të performojnë për 3 ditë e 3 netë rresht në Parkun e Gërmisë.

Z Mobile është bërë pothuajse emëri përhershëm në ngjarjet kryesore kulturore në vend, duke u bërë kështu ndër përkrahësit më të mëdhenjë të zhvillimit të kulturës dhe artit.

Është politikë e kompanisë që të përkrahin aktivitetet e rinisë në kulturë, sport dhe edukim.

“Aty ku është rinia, jemi edhe ne”, është motoja e përgjegjësisë shoqërore korporative të këtyre dy kompanive. Dua Lipa do të performojë në natën e parë, ndërsa para saj do të performojë Stanaj.

Natën e dytë main act është Action Bronson, ndërsa para tij është reperi shqiptaro-amerikan Gashi, i cili është pjesë e Roc Nation, labelit të Jay Z. Natën e 3’të është DJ #1 në botë, Martin Garrix. 

Z Mobile kohëve të fundit ka përkrahur edhe Dokufest, Prifest, Fondit e Bursave për Fëmijë të Paprivilegjuar, StreetBall Kosova etj.