Z Mobile Streetball Kosova godet këtë të premtë - Z Mobile

Sponzorime & Donacione

Z Mobile Streetball Kosova godet këtë të premtë

30 Korrik 2018

Turneu më i njohur në Kosovë i garave basketbollistike 3×3 Streetball Kosova do të elektrizojë sheshin e Prishtinës më 27 korrik. Këtë herë i mundësuar nga kompania vendore e telekomunikacionit Z Mobile.

Kjo garë e miratuar edhe nga FIBA do të sjellë 12 ekipe nga Kosova dhe Evropa që luftojnë për çmimin e parë prej 3000 Eurove si dhe pjesëmmarjen në garën Bukuresht Challenger 2018.

Z Mobile është një nga kompanitë e rralla vendore që përkrahë vazhdimisht aktivitetet sportive, kulturore dhe edukative.

Në këtë kompani thonë se kanë orientuar kontributin e tyre në këto fusha pasiqë ato më së shumti prekin rininë.

“Rinia përveç që është ardhmëria jonë, është edhe pjesa më delikate e shoqërisë sonë, e cila ka më së shumti nevojë për ndihmë dhe përkrahje në zhvillimin dhe arritjen e qëllimeve të veta”, thonë në Z Mobile.

Kjo kompani së kohëve të fundit ka përkrahur edhe Dokufest, Prifest, Fondit e Bursave për Fëmijë të Paprivilegjuar etj.